Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i lumturisë, tani degë e veçantë në universitet

Studimi i lumturisë, tani degë e veçantë në universitet
April 29
13:16 2016

Në botën e studimit, shpesh temat kryesore janë fizika, biologjia, kultura apo edhe ndonjë gjuhë e huaj, por asnjëherë diçka që lidhet me botën shpirtërore të njeriut, ndaj Universiteti i Harvardit ka menduar të krijojë një qendër për “lumturinë”, ku të mund të studiohet lumturia si disiplinë më vete.

Ky studim sigurisht do të kërkojë edhe ndërhyrjen e antropologëve, biologëve, psikologëve dhe të tjerë studiues që merren me tematikat e shkencave sociale. Kjo degë e Harvardit do të marrë një donacion të madh në vlerë monetare nga kompania “Lee Kum Kee”. Objektivi kryesor do të jetë studimi i shkaqeve, arsyeve dhe motiveve që e bën të mundur lumturinë tek individët dhe më pas të merren hapa të mëtejshëm për të gjetur një rrugë, jo duke përdorur medikamente apo trajtime mjekësore për t’i bërë njerëzit të mësohen të jenë të lumtur dhe të qëndrojnë të tillë edhe në raste problemesh.

Kjo iniciativë e Harvardit e vë theksin te fakti se bota studimore po rend drejt kulturës së kuptimit të shpirtërores dhe shëndetit mendor të individit dhe nuk fokusohet vetëm te mirëqenia fizike apo sjellja shoqërore.

Studiuesit janë të mendimit se ky projekt do të ndihmojë të gjitha fushat e tjera, qoftë sociologjinë apo mjekësinë, sepse do të kuptohen edhe shkaqet nga se vijnë shumë sëmundje si pasojë e mungesës së lumturisë te njerëzit.

 

Etiketimet
Shperndaje