Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit po çudit botën: Divorci, është gjenetikisht i transmetueshëm!

Studimi i fundit po çudit botën: Divorci, është gjenetikisht i transmetueshëm!
October 05
16:15 2017

Një nga çuditë më të mëdha që një grup studiuesisht kanë vënë re është fakti se fëmijët e prindërve të divorcuar janë më tepër të prirur të divorcohen në të ardhmen kur krijojnë familjet e tyre.

Kjo ka bërë që të përpilohet një studim i gjatë dhe i detajuar lidhur me arsyet se përse ndodh kjo dhe nëse ka ndonjë shkak të mirëfilltë që mund të kurohet në të ardhmen nëse kapet tani.

Deri më tani ky fakt është justifikuar me idenë se duke qenë se këta fëmijë shohin divorc kur janë të vegjël, janë më të prirur të sillen njësoj. Por kjo ka rënë poshtë kur është vënë re se fëmijët e adoptuar nuk bëjnë të njëjtën gjë siç shohin kur janë të vegjël, madje janë shumë kundër adoptimit të fëmijëve dhe krijojnë familje të shëndetshme.

Tashmë si pjesë e studimit është vënë re se disa fise janë më të prirur të kenë divorce se sa të tjerë duke bërë kështu që të hidhet hipoteza se në fakt divorci është diçka që rrjedh gjenetikisht në familje.

Mbetet për tu parë nëse finalizimi i këtij studimi do të nxjerrë në pah ndonjë të vërtetë “të frikshme” të cilën asnjëherë më parë studiuesit nuk e kishin parë si mundësi. /Blitz.al/

Shperndaje