Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t’u sëmurur

Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t’u sëmurur
September 02
12:58 2016

Të lindurit në një muaj apo tjetrin ju bën më shumë apo më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve. Edhe pse mund të duket disi e çuditshme, fëmijët që lindin në disa muaj specifikë kanë ndryshime nga fëmijët që lindin në muaj të tjerë si pasojë e faktorëve të jashtëm, siç mund të jenë klima dhe sidomos ekspozimi në diell.

Në një studim nga Universiteti i Kolumbias, sipas statistikave të regjistruara që prej 1985-s deri në 2015-n, për rreth 1.75 milionë sëmundje është dalë në rezultatin se të lindurit në muajt shtator, tetor dhe nëntor janë më të predispozuar të sëmuren. Të lindurit në shkurt, mars, prill, maj dhe korrik kanë më tepër imunitet ndaj sëmundjeve, ndërkohë që të lindurit në qershor, gusht, janar dhe dhjetor nuk kanë ndonjë karakteristikë të këtij lloji.

Sigurisht që këtu bëhet fjalë për probabilitet dhe ka shumë njerëz të lindur në çdo  muaj që janë tepër energjikë dhe të shëndetshëm dhe nuk sëmuren shpesh.

Studiuesit kanë thënë se ky raport nuk duhet të trembë prindërit për muajin që ata planifikojnë të lindin beben e tyre, sepse ka edhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në rezultatet e mësipërme, siç mund të jenë kushtet e mjedisit ku lind fëmija si dhe vendi në të cilin rritet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje