Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Bebet ju “manipulojnë”!

Studimi i fundit: Bebet ju “manipulojnë”!
June 14
12:35 2016

Prindër, dëgjoni mirë! Bebet tuaja të vogla nuk janë rastësisht aq engjëllore sa mendoni ju! Një studim i Universitetit të Oksfordit ka dalë në përfundimin se bebet e vogla e luajnë përsosmërish rolin e të qenit të lezetshme – fryjnë faqet, hapin më shumë sytë, luajnë qerpikët, të shohin në sy të trishtuar, qeshin kur bëjnë gabime, të gjitha këto për një arsye të vetme: të rriturit të mos i “ndëshkojnë”.

Bebet nuk i përdorin këto aftësi vetëm me prindërit e tyre, por me çdo person të rritur që mund të shohin. Afeksionin dhe kujdesin ato duan me patjetër ta fitojnë dhe ia arrijnë duke ekzagjeruar mimikat e lezetshme. Studimi tregon se kanë vëzhguar një grup bebesh dhe duke i lidhur me aparatura kanë kuptuar se veprimet e tyre nuk janë aspak të rastësishme, por gjithçka është me logjikë të plotë.

Ato kanë mësuar ta bëjnë këtë taktikë manipulimi për të siguruar jetesën e tyre të mirë. Bebet dimë mjaft mirë se kur duken bukur dhe të lezetshme, të rriturit kanë më shumë shanse për t’u dhuruar afeksion dhe ushqim të mirë.

Nismëtari i këtij studimi, Morten Krigelbach, ka treguar gjithashtu se kjo sjellje e bebeve është e trashëguar edhe më vonë. Jo më kot disa persona llastohen më tepër sesa disa të tjerë për të fituar vëmendje dhe dashuri. Kjo ndodh si pasojë e një rutine të gjatë të ndjekur që në vegjëli. Sipas Krigelbach, bebet nuk duhen llastuar për fytyrat e bukura që bëjnë. Nëse ato duan të konsumojnë një ushqim të pashëndetshëm dhe ju shohin në sy të trishtuar, mblidheni mendjen dhe mos ua jepni! Mos bëni kompromise sepse janë në të mirën e shëndetit të tyre.

 

 

Shperndaje