Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Harrojini introvertët dhe ekstrovertët, ky lloj personaliteti është më i suksesshmi

Studimi: Harrojini introvertët dhe ekstrovertët, ky lloj personaliteti është më i suksesshmi
October 29
11:15 2016

Në përgjithësi, njerëzit kanë tendencën të investojnë shumë te suksesi i tyre, sidomos për sa u përket arritjeve në karrierë. Por shpeshherë receta për suksesin mund të gjendet diku midis të mirës dhe të keqes, po-së dhe jo-së, introvertit dhe ekstrovertit. Për shembull, le të analizojmë pak më tepër dy llojet e fundit. Shpesh në literaturë thuhet se ekstrovertët janë më të suksesshëm sesa introvertët, sepse ata janë më të hapur, më të socializueshëm dhe dinë të përshtaten në çdo mjedis.

Por në fakt, sipas një studimi të fundit, rezultati ka dalë se në fakt suksesin ta sjell një e mesme e artë. Shkencëtarët e sociologjisë kanë dashur ta quajnë “ambivert”, që është një gjendje mes ekstrovertit dhe introvertit. Kjo do të thotë se ju duhet një karakter që në raste të caktuara duhet të jetë i rezervuar dhe në raste të caktuara duhet të jetë tip më i hapur, duke iu përshtatur situatave me zgjuarsi.

Pra, nëse doni të jeni të suksesshëm, mos qëndroni fanatik në një lloj karakteri. Tregohuni të zgjuar duke manovruar hera-herës sepse kështu do të arrini objektivat që dëshironi! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje