Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Fëmijët e parë të familjes janë gjithmonë shoferët më të dobët në timon!

Studimi: Fëmijët e parë të familjes janë gjithmonë shoferët më të dobët në timon!
August 10
13:28 2017

Po, po, ju fëmijë të vegjël mund të merrni frymë lirisht sepse tashmë keni një arsye më shumë për t’i çmendur motrat apo vëllezërit tuaj më të mëdhenj.

Bëhet fjalë për aftësinë për t’i dhënë makinës. Sigurisht që kjo e fundit është individuale, megjithatë sipas një studimi të fundit, edhe radha se kur keni lindur ka shumë të bëjë nëse ju jeni shofer i zoti apo jo.

Fëmijët e parë (pra të mëdhenjtë e familjes) kanë më shumë tendencën të jenë më agresivë, të ecin shpejt, të kthejnë përgjigje moskokëçarëse kur policët i ndalojnë dhe në përgjithësi kanë temperament më të nxehtë se fëmijët e vegjël dhe të gjitha këto i bëjnë që të kenë një performancë më të dobët në timon.

Studimi është bërë me rreth 1400 profesorë që punojnë si mësues në autoshkolla dhe ata kanë përzgjedhur gjithnjë fëmijët më të vegjël të një familjeje si shoferë më të mirë sesa të mëdhenjtë, duke dhënë një rezultat prej 89% pro fëmijëve të vegjël. /Blitz.al/

Shperndaje