Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi danez: “Fëmijët me nëna në karrierë, më të prirur për të qenë obezë”

Studimi danez: “Fëmijët me nëna në karrierë, më të prirur për të qenë obezë”
June 28
13:39 2016

 Duke vërejtur ndryshimin mes fëmijëve me nëna të punësuara dhe atyre me nëna në karrierë, organizata të ndryshme jofitimprurëse daneze dhe ekonomistë kanë kryer një studim për të treguar se si ndikojnë angazhimet e nënës në shëndetin e fëmijës.

Sipas tyre, fëmijët, mamaja e të cilëve është e angazhuar, kanë më shumë shanse për të qenë obezë se fëmijët me nënat në shtëpi. Kjo sepse ata janë më të prirur të konsumojnë ushqime të shpejta dhe më pak ushqime të gatuara në shtëpi. Gjithashtu, nga studimi ka rezultuar se fëmijët e nënave në karrierë flenë gati 1 orë e 30 minuta gjumë më pak se fëmijët regjimi i të cilëve rregullohet nga e ëma.

E gjithë kjo rrit shanset që këta fëmijë të bëhen obezë që në fëmijëri. Kjo është bërë e ditur edhe nga vetë dr. Gwozdz, njëri nga studiuesit, i cili thotë: “Duke qenë se ushqimi i këtyre fëmijëve nuk kontrollohet dot nga prindërit, ashtu sikurse edhe regjimi i gjumit, fëmijët priren të konsumojnë më shumë ushqime të shpejta dhe të kenë një orar të çrregullt fjetjeje, gjë që favorizon obezitetin”.

Studiuesit thonë se kjo gjë nuk parandalohet duke ndaluar mamatë së qeni gra në karrierë, por duke i mbështetur ato e duke i ndihmuar, në mënyrë që edhe fëmijët të rriten të shëndetshëm, edhe ato të kenë një karrierë të suksesshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje