Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Quiz-et parashikojnë jetëgjatësinë e marrëdhënies tuaj

Studim: Quiz-et parashikojnë jetëgjatësinë e marrëdhënies tuaj
October 26
11:07 2016

Nga një studim i fundit, i kryer nga një psikoterapiste dhe këshilluese çiftesh, rezulton se testet e ndryshme, quiz-et, janë prova që parashikojnë suksesin e një marrëdhënieje. Testet duhet që të përqendrohen tek EQ (Emotional Intelligence) e individit. Në krahasim me IQ, EQ i jep përparësi ndjesisë.

“EQ është e rëndësishme në çdo aspekt të jetës. Partnerët që kanë së bashku nivel të lartë të inteligjencës emocionale janë të prirur të kenë një marrëdhënie të suksesshme”,- shprehet psikoterapistja që jep këshilla të ndryshme në varësi të marrëdhënieve.

Ajo këshillon individët që janë në hapat e parë të një marrëdhënieje të re që t’i “nënshtrohen” quiz-it dhe përgjigjet e tij t’i ndajnë me partnerët. Çiftet që janë prej kohësh bashkë duhet të bëjnë rregullisht teste, të cilat ndihmojnë secilin partner të kuptojë nevojat e partnerit tjetër. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje