Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Menaxhojeni mirë kohën tuaj! Puna e tepërt ju bën të palumtur

Studim: Menaxhojeni mirë kohën tuaj! Puna e tepërt ju bën të palumtur
May 05
19:50 2016

Të gjithë rrethohemi nga njerëz të cilët e “veshin” faktin e të qenit shumë të zënë me punë si një medalje nderi.

“Jam shumë i zënë”, – dëgjojmë kudo.

Në të vërtetë, ky mund të duket një problem i vogël, por një studim nga universiteti i “Stanford”-it tregon të kundërtën.

Studiuesit zbuluan se njerëzit, të cilët e mbushnin kohën e tyre me gjërat e gabuara, nuk janë më të lumtur se të tjerët të cilët fokusohen në më pak aktivitete, por në ato të duhurat.

Nuk duhet që në përfundim të të gjitha aktiviteteve e vetmja gjë që do të marrësh të jetë lodhja. Duhet ta rregulloni kalendarin tuaj në mënyrën e duhur, pasi koha (e lirë ose jo) është shumë më e rëndësishme nga sa mendoni.

Për këtë, ndiqni këto këshilla:

1) Bëni pushim
Ndaloni pak. Të jeni të sigurt se bota nuk do t’ju lërë prapa për këtë lëvizje. Reflektoni mbi mënyrën se si e shpenzoni kohën tuaj. A ka diçka të cilën po kërkoni ta shmangni? Çfarë do donit të fitonit në të vërtetë nëse gjërat nuk po ecnin sipas mënyrës suaj? Çfarë do t’ju bënte më të lumtur?

2) Kushtojuni rëndësi qëllimeve tuaja

Bëni gjithmonë një listë të qëllimeve tuaja kryesore, në bazë të rëndësisë që kanë. Më pas thurni planet se si do y’i realizoni. Duke i marrë hapat një e nga një, me bindje, atëherë gjithçka do të duket më e lehtë.

3) Shihni vetëm përpara

Filloni të hidhni hapa të vegjël, të sigurt, drejt qëllimeve tuaja, çdo ditë dhe gëzoni çdo përmirësim që bëni. Nëse gjërat ju shkojnë mirë shumë shpejt do të arrini rezultate të cilat në fillim mendonit se ishin të pamundura.

4) Ndalni dhe reflektoni

Herë pas here lejojini vetes momente pushimi, në mënyrë që të kuptoni se nuk keni rënë në monotoninë e dikurshme. Sigurohuni se nuk jeni duke e harxhuar kohën tuaj me aktivitete pa rëndësi për ju, të cilat ju shpërqendrojnë nga qëllimet me rëndësi.
Mos harroni asnjëherë premtimet që i keni bërë vetes.
Kujtoni se koha juaj ju përket vetëm juve dhe po ju mund ta mbroni atë.

Komento
Shperndaje