Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Humori i keq i babait ndikon në zhvillimin e fëmijës

Studim: Humori i keq i babait ndikon në zhvillimin e fëmijës
August 15
19:55 2016

Sipas një studimi, dashuria ose refuzimi i prindërve ndikon në sjelljen e fëmijëve, në stabilitetin emocional dhe shëndetin mendor të tyre. Por dashuria e babait është më e veçantë sepse pranimi i babait rrit ndjenjën e mirëqenies dhe përmirëson shëndetin emocional dhe fizik të tyre. Kurse refuzimi i tij luan një rol të madh në problemet  e fëmijëve me personalitetin, përshtatjen psikologjike dhe abuzimin me substancat.

Gjendja mendore e babait ndikon te fëmijët

Studiuesit kanë mbledhur të dhëna për 730 familje dhe janë përqendruar  tek efektet e stresit dhe problemeve të shëndetit mendor të prindërve që prekin fëmijët. Nga ky studim është zbuluar se problemet e shëndetit mendor  të babait lidhen me ndryshimet e aftësive sociale të fëmijëve, si për shembull vetëkontrolli dhe bashkëpunimi. Depresioni te babai ndikon më shumë te fëmija sesa depresioni ose ankthi te nëna. Kur fëmijët janë 2-3 vjeç, nivelet e larta të stresit te babai ndikojnë në zhvillimin e gjuhës tek ata. Këto gjetje bazohen në faktin që çdo baba duhet të ndihet përgjegjës për t’u kujdesur për shëndetin psikologjik.

Ndryshimi i humorit te babai

Roli i babait është i  vështirë dhe stresues, por më poshtë do të gjeni disa mënyra se si të mos ndikoni negativisht te fëmija juaj.

  1. Pranoni faktin që ndiheni të stresuar. Ky është çelësi që ju të reduktoni ndikimin te fëmijët.
  2. Mësoni të largoni stresin sa më shpejt. Shmangni stresin, flisni me dikë për problemet tuaja, bëni aktivitete fizike dhe këto do t’ju ndihmojnë që nivelet e stresit mos të ndikojnë te zhvillimi i fëmijëve.
  3. Kërkoni ndihmë. Në qoftë se ndiheni në depresion, ankth ose stres duhet të kërkoni ndihmë profesionale./Blitz.al/

 

Shperndaje