Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Diferenca ideale e moshës për të pasur një marrëdhënie të lumtur

Studim: Diferenca ideale e moshës për të pasur një marrëdhënie të lumtur
October 03
19:56 2016

Të gjitha vajzat kërkojnë djem më të mëdhenj për të krijuar marrëdhënie sepse mendojnë se meshkujt zhvillohen më ngadalë sesa femrat.

Pra, nuk është e çuditshme që kërkojnë meshkuj më të mëdhenj, por në fakt me këto mendime shkatërrojnë marrëdhënien e tyre përpara se ta fillojnë.

Sipas një studimi në Universitetin e Atlantës thuhet se çiftet me diferencë të madhe kishin më shumë gjasa për t’u ndarë. Studiuesit thanë se diferenca ideale është 1 vit.

Një martesë ku partnerët kanë diferencë prej 5 vitesh dhe më shumë zakonisht përfundon në divorc. Sigurisht që ky studim nuk vlen për të gjithë, pasi shumë njerëz kanë një marrëdhënie të shëndetshme, pavarësisht diferencës së tyre./Blitz.al/

 

 

Shperndaje