Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentet zbulojnë bakterin që i kthen mbetjet plastike në ujë

Studentet zbulojnë bakterin që i kthen mbetjet plastike në ujë
September 07
12:15 2019

Po e lexuat mirë.

Ndotja e madhe e oqeaneve është një prej probleme kryesore mjedisore të planetit tonë. Sipas disa studimeve të fundit, brenda vitit 2050, do të ketë më shumë mbetje plastike në oqeane se peshq. Për këtë arsye, të shumtë janë ata që kanë nisur tē mendojnë një zgjidhje për këtë problem emergjent, disa prej tyre kanë pasur dhe ide mjaft të mira, siç janë dhe dy studentet për të cilat po flasim.

Ideja e Jeanny Yao dhe Miranda Wang është zhvillimi i një bakteri, që mund t’i kthejë mbetjet plastike në CO2 dhe ujë. Ato kanë nisur ta zhvillojnë këtë projekt që në shkollë, por tani në moshën 20-vjeçare, vajzat kanë marrë patentën e zhvillimit të bakterit, një fond prej 400 mijë dollarësh, 5 çmime, madje janë bërë të famshme pasi janë fitueset me moshën më të re të një çmimi “Perlman”.

E gjitha kjo falë bakterit të vogël që siç e thamë e kthen plastikën në CO2 dhe ujë, e shërben për të pastruar oqeanet e plazhet, por dhe për të prodhuar materialet e para të disa veshjeve.

“Është e pamundur që njerëzit të ndalojnë së përdoruri plastikën, prandaj është e nevojshme zhvillimi i një tekonologjie që e shpërbën këtë material, që e kthen plastikën në material të rigjenerueshëm”- shprehet Miranda Wang.

Zhvillimi i kësaj teknologjie është i ndarë në dy pjesë. Fillimisht plastika shpërbëhet dhe enzimat që veprojnë si katalizatorë gjatë këtij proçesi e kthejnë atë në fraksione të vogla të lakueshme, që mund të petëzohen. Këto fraksione vendosen në një stacion riciklimi, ku trajtohen si mbetje të ushqimeve që konsumojnë njerëzit. I gjithë proçesi zgjat 24 orë, nga plastika në ujë. Një zhvillim tejet premtues në luftën kundër ndotjes së oqeaneve dhe jo vetëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje