Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’na mjaftuan burrat, tani edhe shkenca: Gratë harxhojnë 4 muaj nga jeta e tyre për të gjetur se çfarë do veshin!

S’na mjaftuan burrat, tani edhe shkenca: Gratë harxhojnë 4 muaj nga jeta e tyre për të gjetur se çfarë do veshin!
December 04
22:22 2017

Mesatarisht, një grua harxhon rreth 4 muaj të jetës së saj vetëm duke menduar se çfarë do veshi dhe kjo nuk është një ironi që meshkujt përdorin kundër tyre por e vërtetuar shkencërisht.

David Clift, një sociolog ka marrë përsipër të investigojë jetën e 1000 grave që prej adoleshencës deri kur ato kanë shkuar në moshën 47 vjeçare duke i raportuar se sa minuta harxhojnë duke menduar për veshjet.

Sipas llogaritjeve të tij, çdo vajzë apo grua, mendon rreth veshjes 14 minuta në ditë, që për 47 vite e çon totalin në 4 muaj të jetës.

Në 68 përqind të rasteve, vajzat dhe gratë mendojnë për kombinimet e tyre pikërisht kur janë në orar pune, gjë që nuk është aspak e mirë as për produktivitetin në punë por fundja kush do ta marrë vesh nëse ju jeni duke menduar për punën ose diçka tjetër?

Në fund të publikimit të këtij raporti, doktroti Clift e ka mbyllur me një batutë: “Vajzave me shumë mundësi do ju duken pak 4 muaj të jetës, mendoj se duhet të kisha ekzagjëruar pak artificialisht me numrat…”.

Dhe në fakt, si pak duket…/Blitz.al/

Shperndaje