Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sjelljet që lajmërojnë “ardhjen” e divorcit

Sjelljet që lajmërojnë “ardhjen” e divorcit
May 12
19:04 2016

Shpesh marrëdhënia në çift mund të shkojë shumë mirë, por më pas e gjeni veten në prag divorci dhe pyetja që lind është: “Si ndodhi?”

Kjo sepse disa sjellje apo fjalë që janë parashikueset e një divorci të mundshëm, sipas studimeve të Universitetit të Uashingtonit, neglizhohen apo nuk vihen re dhe si pasojë gjendemi në prag “heqje” unaze.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga këto sjellje që mbajnë “kurorën” për parashikimin e një divorci dhe, sigurisht, disa këshilla për t’u qëndruar larg.

  1. Shprehja “çfarë do qoftë” duhet eliminuar nga fjalori bashkë me “simotrat” e saj

Kur ti i thua partnerit “çfarë do qoftë” apo “sidoqoftë”, nënkupton që ajo që ai apo ajo thotë nuk ka kurrfarë vlere për ju. Pra, kjo është e fundit gjë që partneri apo partnerja juaj do të dëgjojë.

2. Qëndron larg sarkazmës

Shmang sarkazmën apo komentet si “E di që mund ta bësh” apo “Kjo ishte super gallatë” me një ton tallës. Kjo do të nënkuptonte se ti nuk ke besim në aftësitë e tij apo saj dhe kjo është diçka shumë, shumë, shumë negative.

3. Mos jetoni me të shkuarën

Shumë çifte e jetojnë të tashmen duke kujtuar ato që kanë kaluar apo atë që kanë ndërtuar vite më parë. Kjo do të ishte shkatërruese, pasi duke parë e admiruar atë që ke bërë më parë, si do të bësh diçka më të mirë në të ardhmen? Dhe nëse ka diçka që nuk shkon, mos u udhëhiq nga mendimi se nuk do ta thuash për hir të së shkuarës. Kur ka diçka që nuk shkon, thjesht thuaje.

4. Kujdes gjuhën e trupit

Nëse e gjen veten duke rrotulluar sytë teksa ajo flet apo duke nënqeshur, atëherë ke përpara sinjalin se marrëdhënia juaj  “ka prerë biletën” për një sërë telashesh. Provoni të bëni pushim para se të nxehet situata dhe fokusohuni tek aspektet pozitive që ju pëlqeni te njëri- tjetri.

5. Nëse e shihni veten duke u treguar përçmues, ndaloni dhe merrni frymë thellë!

Bëjeni qëllim që të jeni të kujdesshëm ndaj çdo gjëje që ju bën mospërfillës apo përbuzës. “Gërmoni” edhe në martesën tuaj për këtë gjë. Dhe nëse në debat e sipër shfaqet ndonjë nga veprimet që të bëjnë përçmues, shmangini duke marrë frymë thellë. Është si puna e duhanit. Me punë mund t’ia dilni.

Shperndaje