Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas shkencës, nëse keni këto tre veti në karakter, jeni më inteligjentë se mesatarja e njerëzve

Sipas shkencës, nëse keni këto tre veti në karakter, jeni më inteligjentë se mesatarja e njerëzve
November 30
10:48 2016

Ka disa shenja të inteligjencës, disa janë më të dukshme dhe disa të tjera janë më të fshehura. Gjithsesi ekzistojnë disa shenja që tregojnë fare mirë se dikush është inteligjent dhe dikush tjetër është më pak inteligjent. Ka disa lloje teorish nga psikologë të ndryshëm lidhur me shenjat e inteligjencës, por ata bien dakord në disa prej tyre, të cilat qëndrojnë në thelb të inteligjencës.

Më poshtë ju tregojmë se cilat janë tri shenjat kryesore se ju jeni më inteligjentë se mesatarja e njerëzve:

  1. Ju jeni luftarak nga natyra

Edhe pse ndonjëherë natyra luftarake shoqërohet edhe me ndjesi të tilla, si ankthi apo stresi i madh, sërish njerëzit që janë luftarakë kanë një inteligjencë verbale dhe joverbale që dallon nga të tjerët dhe zakonisht kanë aftësitë për t’i analizuar dhe zgjidhur problemet me anë të arsyetimit.

  1. Ju keni marrë ose merrni klasa muzike

Sipas një studimi nga Universiteti i Torontos, kjo nuk është më një hipotezë, por teori e vërtetuar prej dekadash. Personat që kanë një dhunti në muzikë apo ndonjë vegël muzikore, sidomos nëse kanë filluar që në moshë të vogël, janë shumë herë më të prirur për të qenë inteligjentë sesa pjesa tjetër.

  1. Ju jeni një person introvert

Nëse pëlqeni të kaloni më shumë kohë vetëm dhe pa praninë e të tjerëve, kjo tregon se në fakt ju jeni më inteligjentë se pjesa tjetër. Edhe pse kjo nuk hedh poshtë personat që janë shumë  socialë, sërish jep një indikacion se në fakt dëgjuesit dhe ata që flasin më pak përpunojnë më shumë me mendje, çka i bën ata më inteligjentë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje