Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas shkencës, miqtë e mirë ju lehtësojnë jetën

Sipas shkencës, miqtë e mirë ju lehtësojnë jetën
June 12
17:57 2016

Miqtë e mirë ndodhen pranë jush në çdo moment. Kur qeshni dhe qani, ata janë aty për t’ju mbështetur. Miqtë e mirë ju konsiderojnë pjesë e familjes së tyre dhe kujdesen për ju siç ju kujdeseni për ata. Shkenca ka zbuluar disa mënyra për të vërtetuar se cilët janë miqtë tuaj më të mirë. Ndonjëherë jo të gjithë miqtë e mirë janë besnikë. Shihni arsyet që e bëjnë mikun tuaj të jetë një mik i mirë.

  1. Shokët e mirë ju ndihmojnë të luftoni stresin. Ataj u ndihmojnë dhe ju mbështetin në mënyrë që të ndiheni më mirë.
  2. Ata ju bëjnë të keni një ndjenjë përkatësie. Domethënë miqtë ju sigurojnë të kuptoni dhe të bëheni pjesë e komunitetit. Duke u bërë pjesë e komunitetit ju do të ndiheni të sigurt dhe do të keni një ndjesi qetësie.
  3. Ata ju ndihmojnë të kujdeseni për shëndetin. Hulumtimet tregojnë se përkrahja e miqve tuaj ka efekte mjaft pozitive për të luftuar sëmundjet. Gjithashtu redukton sëmundjet si depresioni.
  4. Miqtë ju ndihmojnë të jetoni më gjatë sepse miqtë kanë një ndikim të shëndetshëm në sjelljet tuaja të përditshme.
  5. Askush nuk ju njeh më mirë sesa miqtë e ngushtë. Ai di çdo të metë tuajën dhe ju ndihmon që t’i pranoni ato duke ju dhënë mbështetjen e tyre.
  6. Bisedat e sinqerta përmirësojnë mirëqenien tuaj. Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm në marrëdhënien tuaj.
  7. Ata i bëjnë sfidat tuaja më pak të frikshme. Kur ju gjendeni në vështirësi gjithmonë telefononi miqtë tuaj dhe ata ju ndihmojnë që ta merrni situatën me më shumë sportivitet.
  8. Ju tregojnë gabimet tuaja. Askush nuk është i përsosur por për fat të mirë miqtë ju tregojnë se ku jeni duke gabuar në mënyrë që të reflektoni.
  9. Në qoftë se punoni në një zyrë ju shtohet kënaqësia për punë.
  10. Ata ju bëjnë të jeni një njeri i lumtur. Ata vijnë në çdo moment për ju. Ju qeshni derisa ju dhemb barku dhe qani së bashku. Miku i ngushtë është një thesar dhe duhet t’i falënderoni ata për lumturinë që ju japin.
Komento
Shperndaje