Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas këtij studimi, partnerët tanë nuk janë aq të zgjuar sa ne mendojmë

Sipas këtij studimi, partnerët tanë nuk janë aq të zgjuar sa ne mendojmë
April 11
20:40 2019

Me siguri ju mendoni se partneri juaj është i paparë, por një studim i ri tregon se ne mendojmë se personi jonë i zemrës është më shumë i zgjuar sesa ai realisht është.

Giles Gignac nga “University of Western Australia” dhe Marcin Zajenkowski nga Universiteti i Varshavës kryen studimin përsa i përket lidhjes së asaj që ne mendojmë për partnerin me atë që realisht është.

Ata zbuluan se njerëzit e vlerësojnë inteligjencën e partnerit bazuar në sa të lumtur janë në lidhjen e tyre dhe shumica e njerëzve i përshkruajnë si inteligjentë “më shumë se mesatarja”. Ata vunë në studim 218 çifte heteroseksuale që kishin qenë bashkë për rreth 6 vjet dhe çereku i tyre ishin të martuar. Si fillim personat ju nënshtruan një testi inteligjence dhe më pas një pyetësori për mendimet mbi njëri-tjetrin.

“Dalim në përfundimin se gratë dhe burrat marrin pjesë në përzgjedhjen e partnerit, sipas vlerësimit për inteligjencën, në përputhje dhe me një përzgjedhje seksuale. Shumica e personave duan një partner që është po aq i zgjuar sa ata, por kanë tendencën t’i vlerësojnë me më shumë.”- janë shprehur autorët.

Gjithsesi, ata po planifikojnë studime të tjera për të dalë në përfundime edhe më të detajuara. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje