Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si t’i hiqni qafe mizat e dheut brenda natës

Si t’i hiqni qafe mizat e dheut brenda natës
April 12
17:47 2016

Me ardhjen e pranverës, për shumë njerëz nis dhe bezdia ndaj mizave të dheut, pasi në këtë periudhë ato shfaqen në masë. Ato gjejnë vendet më të zakonshme, si dhe vendet që syri ynë nuk i arrin kollaj.

Shpesh  zgjidhjet që japin kompani të ndryshme të ilaçeve kundër mizave rezultojnë pa efekt, ndaj është më mirë të shkojmë drejt një zgjidhjeje natyrale.

Sekreti është produkti “Borax”, një produkt natyral që gjendet në çdo miksim që u bëhet produkteve anti-insekte. Mund ta gjeni kollaj këtë të fundit nëpër supermarkete. Pasi ta keni blerë bëni këtë përzierje:

-1 filxhan ujë i ngrohtë

-1/2 filxhan sheqer

-2 lugë gjelle “Borax”

Pasi ta bëni këtë përzierje, merrni pambuk dhe lyejini me të. Copat e pambukut vendosini në vendet problematike ku ka miza apo aty ku ju mendoni se ato mund të gjejnë strehë.

Rezultatin do ta shikoni brenda natës!

Etiketimet
Shperndaje