Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të zgjatni flokët në mënyrë të shëndetshme

Si të zgjatni flokët në mënyrë të shëndetshme
November 09
16:41 2016

Shumë vajza kanë probleme me flokët e tyre, madje ato duan që t’i zgjatin por nuk ia arrijnë dot sepse u këputen ose u bien.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave që të keni flokë të shëndetshëm dhe të gjatë.

  1. Informohuni për llojet e dëmtimeve.
  2. Ekzistojnë 3 lloje kryesore të dëmtimeve të flokëve dhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm për to: dëmtimi nga ndotja, nxehtësia, lëndët me kimikate.
  3. Hani shumë proteina sepse ato kanë një ndikim shumë të madh në shëndetin e flokëve tuaj.
  4. Harroni zarzavatet jeshile, hani sa më shumë perime portokalli (kungull, karota, patate të ëmbla) sepse janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë stimulon prodhimin yndyrës së shëndetshme.
  5. Përdorni kremra mbrojtës kur krihni flokët, në mënyrë që të mos i dëmtoni dhe të mos ju digjen.
  6. Provoni duke këputur një fije floku dhe mbajeni midis gishtave tuaj. Në qoftë se fillimi i fijes prishet teksa e tërhiqni atëherë flokët tuaj janë dëmtuar.
  7. Hani një vezë në ditë sepse veza ka vitaminën B12 dhe biotinë, të cilat janë vitaminat thelbësore për  rritjen e flokëve.
  8. Omega 3 është një tjetër përbërës i domosdoshëm, sepse flokët kanë nevojë për yndyra të shëndetshme dhe nuk duhet të jenë të thatë./Blitz.al/
Komento
Shperndaje