Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si të trajtojmë flokët në verë: 5 këshilla të arta

Si të trajtojmë flokët në verë: 5 këshilla të arta
June 18
22:07 2019

I nxehti, ajri i kondicionuar, rëra, uji me kripë dhe klori në pishina janë faktorët kryesorë që i dëmtojnë flokët në verë.

Prandaj, është e rëndësishme t’i mbrojmë rregullisht nga rrënjët tek majat.

Ja 5 rregulla të arta që duhet t’i keni gjithmonë parasysh gjatë ditëve të nxehta:

1. Shampo delikate

Meqënëse në verë i lajmë flokët disi më shpesh, zgjidhni një shampo delikate të përshtatshme për larjet e shpeshta.

2. Vaj mbrojtës

Dielli dëmton jo vetëm lëkurën tonë, por edhe flokët.

Aplikoni vaj mbrojtës mbi flokë përpara ekspozimit në diell. Përveçse ju ushqen flokët, i mbron edhe prej kripës së detit.

3. Trajtim me maskë

Pas një ditë në plazh, edhe flokët ashtu si lëkura kanë nevojë për trajtim, pastrim dhe hidratim. Zgjidhni një maskë specifike sipas flokut tuaj për periudhën e verës.

4. Mbani kapele në plazh

Nëse jeni të fiksuara pas fashion do ta keni më të lehtë të mbani gjithmonë një kapele. Në të kundërt, një shall, por gjithmonë mbroni flokët tuaja nga rrezet e dëmshme të diellit si dhe nga kripërat.

4. Përdorni Vajin e kokosit

Vaji i kokosit është kurues dhe ushqyes shumë i mirë për në stinën e verës.

Aplikojeni 20 minuta përpara larjes ose në fund në majat e flokëve, dhe do ju japë shkëlqimin që aq shumë dëshironi.

/Blitz.al/

Share