Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të sillemi me fëmijët në situata të tensionuara

Si të sillemi me fëmijët në situata të tensionuara
August 06
17:09 2016

Një grua ka rrëfyer sfidën e të qenit prind dhe se si mund t’ia dalësh të krijosh një marrëdhënie të mirë me fëmijët pa grindje dhe stres të vazhdueshëm.

“Me kalimin e viteve, fëmijët e mi rriten e po kështu edhe unë jam në tension të vazhdueshëm. E humba kontrollin e ditëve të mia dhe nuk isha e  gatshme të pranoja realitetin. Isha shumë e tensionuar, u bërtisja shpesh dhe shumë shpejt pendohesha dhe ndieja keqardhje. Kam qenë e dëshpëruar për të gjetur një mënyrë se si duhet të sillen prindërit deh që përfshin më pak ndjenjën e fajit.  Lexova pafund dhe përmblodha disa pika të cilat vendosin kufirin e duhur mes ndjesive të mia.

Kështu, organizova një mbledhje familjare për të ndarë lajmin e mirë. Doja shumë të isha një prind paqësor dhe i kuptueshëm.

Kuptova se nuk kisha pse e kërkoja zgjidhjen te fëmijët dhe si të menaxhoja emocionet dhe sjelljen e tyre, por kisha nevojë të menaxhoja veten time.

  1. Përqendrimi ju ndihmon të analizoni më shumë sjelljet dhe të keni të qartë qëllimin tuaj. Meditimi dhe përqendrimi ju ndihmojnë të analizoni situatën dhe t’i kuptoni gjërat se si janë në të vërtetë. Mendoni për veten njësoj si për mikun tuaj më të mirë dhe këshillohuni duke u inkurajuar të falni menjëherë dhe pa mëdyshje. Edhe nëse shpërtheni, faleni veten dhe lëreni larg ndjenjën e fajit, sikletit dhe keqardhjes. Kujtoni këngën e Elsës te “Frozen”: “Let it go”!
  2. Përqendrimi ju ndihmon të rifokusoheni dhe rivendosni situatën në rendin e duhur. Nëse jeni duke “debatuar” me të voglin tuaj qoftë edhe për diçka të vogël përpiquni të analizoni ngjarjen përpara se të acaroheni. Pasi keni reflektuar ju mund të shtypni butonin “reset” brenda subkoshiencës suaj dhe të reagoni si duhet, që më vonë të mos pendoheni për sjelljen tuaj. Në vend që të argumentoni me një fëmijë trevjeçar përpiquni të qetësoni situatën.
  3. Çfarë ndodh me trurin tuaj gjatë këtyre sfidave prindërore: të menduarit me logjikë dhe kujdes redukton aktivitetin e qendrës përgjegjëse të trurit për emocionet dhe stresin. Gjithashtu rrit aktivitetin në zonën ballore të trurit, përgjegjëse për marrjen e vendimeve dhe planifikimin.
  4. Përfundimi: Kjo metodë i ndihmon nënat të bëhen më të qeta dhe të sillen më mirë me fëmijët e tyre përmes kontrollit të emocioneve. Ashtu si fëmijët pasqyrojnë sjelljet tona, nënat që sillen mirë frymëzojnë fëmijë me sjellje të mira./Blitz.al/
Komento
Shperndaje