Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të shpëtoni nga milingonat, makthi i sezonit veror

Si të shpëtoni nga milingonat, makthi i sezonit veror
April 28
12:50 2016

Aktualisht, milingonat mund të kenë filluar festën në shtëpinë tuaj. Ju mund të përdorni kimikate të ndryshme për t’i larguar pasi këto kohë ato fillojnë të shfaqen kudo, në kuzhinë, në dhomën e gjumit apo edhe në dhoma të tjera.
Si duhet të veproni për t’i larguar nëse edhe kimikatet nuk po ju ndihmojnë më?
Duhet filluar nga baza. Jini të kujdesshëm që të mos i lini ushqimet mbi banak apo në vend të hapur, pasi milingonat mund të gjurmojnë çdo lloj ushqimi nëse ai lihet jashtë për një kohë të gjatë. Pastrojeni shpesh shtëpinë, jini të kujdesshëm me thërrimet që lini pas në vaktet e ditës pasi ato janë “magnete” për insektet.
Padyshim e dini se milingonat tërhiqen nga ushqimi, por kanë edhe ato fobitë e tyre. Kanella, naftalina, piperi i kuq apo edhe tymi i cigares janë produkte nga të cilat milingonat largohen.
Në përgjithësi, milingonat nuk tërhiqen nga erëzat. Nëse i shihni në shtëpi të jeni të sigurt se aroma e kanellës ka për t’i larguar, por jo vetëm. Përzieni në një shishe pak ujë me uthull, të dyja në sasi të barabartë. Këtë tretësirë spërkateni në cepat e shtëpisë ku mendoni se mund të shfaqen milingona dhe do të shihni se edhe kjo do të jetë një zgjidhje e mirë. Por për çdo rast, shihni çdo natë para se të shtriheni nëse tenxherja është e mbyllur, banaku nuk ka thërrime dhe dyshemeja është e pastër.

Etiketimet
Shperndaje