Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të përballojmë vapën duke ngrënë lehtshëm? Ja çfarë duhet të zgjidhni për të ngrënë

Si të përballojmë vapën duke ngrënë lehtshëm? Ja çfarë duhet të zgjidhni për të ngrënë
July 10
13:15 2018

E dëgjoni  çdo fillim vere pafund nga mjek, dietolog e nutrizionist që vapa përballohet me mirë duke ngrënë lehtshëm ,ushqime të fresktëta dhe të shëndetshme.

Pra mbrojtjen e parë për të nxehtin që po vjen duhet ta përballojmë në tavolinë duke ngrën ushqime sa më të freskëta dhe stinore. I nxehti kërkon ushqim të shëndetshëm , ushqime të pasura me ujë, ushqime të pasura me Karotenoide të cilat janë substanza të rëndësishme për mbrojtjen e lëkures nga eskpozimi i madhë në diell. Më pak proteina dhe shumë më shumë ujë për tu hidratuar.

Ushqimet anti të nxehtë që nuk duhet kurrë të mungojnë në tavolinen tonë janë kryesishtë ushqimet stinore. Fruta dhe perime të pasura me shumë ujë.

Kungulleshkat: Me pak kalori dh gati 95% të pasura me ujë,  burim mineralesh si zink , potas dhe fosfor, vitamina si A dhe C dhe karotenoide që favorizojnë dhe nxirjen. Të gatuar thjeshtë në tiganë me 1 lugë vaj e pak hudher, të zierja në avull bashk me një fileto peshku dhe më pas të shoqëruar me oriz të zi,  jo vetem që do ju ngopin por do e mbajnë  barkun tuaj të shesht.

Trangulli, i përbër kryesishte nga uji, kripëra minerale dhe aminoacide që ndihmojnë në mbajtjen e lëkures tonë të butë. Mos e ndani nga tavolinat tuaj shoqërojeni në cdo sallata e dhe do jeni gjithë kohës të hidratuar.

Pjepri, hidratues dhe freskues, potasi i lartë në tulin e tij është një ndihmës i madhë për presionin arterios. Përdoreni gjithandej nëpër sallata, mos e konsumoni vetem si frut.

Shalqini, dhe ky si pjepri është kryesishtë i pasur me ujë dhe tuli i tij është i pasur me karotenoide substanca fondamentale për  radikalet e lira. I pasur me një mori vitaminash, por është uji ai që e bën një aleat të mirë , ja pse këshillohet shumë në verë. Diuretik dhe “de-toksifikues. Përdoreni gjerësisht në menun tuaj dhe jo vetem si frut por dhe si komponet vakti kryesor në sallatëra apo siç e konsumojmë ne në kulturën tonë me djathë të bardhë.

 

Shkrimin origjinal e të plotë e gjeni në këtë link:

https://www.addasall.com/si-te-perballojme-vapen-duke-ngren-lehtshem/

 

Komento
Shperndaje