Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të pashtroni veshkat në mënyrë natyrale

Si të pashtroni veshkat në mënyrë natyrale
July 21
16:40 2016

Veshkat janë vazhdimisht duke filtruar gjakun, duke bërë të mundur që produktet e dëmshme  të dalin nga organizmi juaj. Por kur keni një stil jetese të pashëndetshme, toksinat dhe produktet e dëmshme grumbullohen vazhdimisht duke e bërë të pamundur daljen e tyre jashtë.

Prandaj hidratimi dhe detoksikimi i veshkave janë mënyrat më efikase dhe më të mira për ta bërë më të lehtë pastrimin e tyre.

Një nga produktet që favorizon hidratimin dhe detoksikimin e aparatit të ekskretimit (veshkat) është majdanozi, bimë me përmbajtje të lartë vitamine K, vitamine A, vitamine C dhe hekuri, substanca të rëndësishme për shëndetin dhe mbarëvajtjen e punës së veshkave.

Një çaj me majdanoz do të ishte pija e duhur për të zhdukur gurët në veshka, si dhe masat e tjera të ngurta duke rritur sasinë e urinës së prodhuar, gjë që i shtyn këto masa jashtë.

Por si mund të përgatisim një çaj me majdanoz?

Përbërësit:

  1. 1 tufë me gjethe majdanozi të freskët
  2. 8 filxhanë me ujë të filtruar
  3. 2 lugë gjelle me mjaltë
  4. Lëng limoni

 

Mënyra e përgatitjes:

  1. Lajini dhe pritini gjethet duke i lënë në copa të mëdha.
  2. Futini në ujë dhe zieni ujin në temperaturë mesatare.
  3. Pasi të fillojë të ziejë, uleni temperaturën.
  4. Lëreni të ziejë për 10 minuta në atë temperaturë.
  5. Shtoni limonin dhe mjaltin për shije.
  6. Konsumoni 1-2 filxhanë çdo ditë.
  7. Ruajeni masën tjetër në frigorifer.
Shperndaje