Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta ndihmoni shoqen tuaj pas ndarjes nga i dashuri?

Si ta ndihmoni shoqen tuaj pas ndarjes nga i dashuri?
December 20
14:22 2016

Ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme, për këtë arsye njerëzit më të dashur duhet të qëndrojnë pranë jush. Shoqja është personi i duhur që mund t’ju nxjerrë nga kjo mërzi.

Shoqja juaj më e mirë sapo është ndarë nga i dashuri dhe ju kërkoni ta ngushëlloni, por nuk dini se si. Duket një situatë kaotike, por në fakt nuk është e tillë. Thjesht duhet të keni parasysh frazat që duhet të përdorni në këto raste. Është shumë e rëndësishme që ju ta bëni atë të ndihet mirë.

  • Kujtojini asaj se nuk ka dështuar.
  • Mos e përndiqni atë ose ta teproni me përkujdesjen.
  • Këshillojeni atë të rrijë pak kohë vetëm për të qartësuar mendimet.
  • Sugjerojini të mos ketë frikë nga dashuritë e reja.
  • Ofrojini ndihmën tuaj kur ajo ka nevojë.
  • Mos e shani ish-in e saj, thjesht mos ia përmendni.
  • Blijini asaj një biletë për të dalë nga shtëpia dhe të pushojë diku.
  • Ftojeni në shtëpinë tuaj duke e siguruar se është vendi më i qetë.
  • Këshillojeni të qëndrojë larg këngëve dëshpëruese dhe bëjini një listë këngësh ritmike.
  • Dhurojini një unazë të bukur.
  • Kujtojini se ju jeni pranë saj.

/Blitz.al/

Shperndaje