Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të jeni prindër të mirë për të vegjlit tuaj?

Si të jeni prindër të mirë për të vegjlit tuaj?
July 25
21:18 2016

Të gjithë shqetësohen në qoftë se janë prindër të mirë apo jo për fëmijët e tyre.  Prindërit duan të japin më të mirën për fëmijët e tyre, por shpeshherë kanë frikë në qoftë se do t’ia arrijnë. Më poshtë do të gjeni disa prej gjërave kryesore që ju bëjnë prindër më të mirë e të përkushtuar.

Jepni dashuri

Jepuni dashuri fëmijëve që të kenë sigurinë dhe besimin në vetvete. Nuk duhet të tregoheni të ashpër, por duhet të mësoni të komunikoni me ta.

  • Jepuni kohë

Koha është dhurata më e bukur që mund t’u bëni fëmijëve. Koha që ju qeshni apo bisedoni me ta është shumë e rëndësishme dhe një kujtim shumë i bukur.

  • Mendoni edhe për veten

Mos lini pas dore veten sepse do të ndiheni të lodhur dhe aspak të gatshëm për t’u qëndruar fëmijëve pranë në mënyrën e duhur. Kujdesuni për veten tuaj dhe pasi të jeni më të qetë kushtojuni kohë fëmijëve tuaj.

  • Mos u ndjeni fajtorë

Ju nuk ndiheni në faj që nuk kaloni kohë mjaftueshëm për shkak të obligimeve të tjera. Por duhet t’u mësoni atyre gjërat e domosdoshme kur keni kohë të lirë.

  • Mësojini të hanë shëndetshëm

Ju duhet t’i mësoni fëmijët tuaj të hanë shëndetshëm dhe ushqime organike. Mbajini larg ushqimeve të konservuara.

  • Nuk ka prind më të mirë për fëmijën tuaj sesa ju

Mos harroni që ju keni instinktin që të gjeni gjithmonë zgjedhjen e drejtë për fëmijët tuaj.  Por që të jeni prindër të mirë nuk duhet të ndikoheni gjatë gjithë kohës nga këto instinkte.

Jepuni më të mirën që mundeni sepse t’u japësh një fëmijëri të përsosur dihet që është e pamundur. /Blitz.al/

Shperndaje