Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të hiqni njollat nga rrobat e bardha

Si të hiqni njollat nga rrobat e bardha
June 22
20:26 2016

Rrobat e bardha janë një zgjedhje shumë  e mirë, por mund të quhen edhe si një rrezik i madh sepse është shumë e vështirë të heqësh njollat nga to. Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të hiqni njollat nga rrobat e bardha .

  1. Mos përdorni zbardhues. Zbardhuesi me përmbajtje klori do t’i prishë rrobat tuaja; edhe pse të bardha ato do të humbin ngjyrën e tyre, kështu që rrobat tuaja do të duken si të vjetra.
  2. Merrni masat menjëherë. Mos e lini njollën të thahet, por thithni njollën me një letër të lagur për të hequr pjesën më të madhe të saj në moment, më pas futeni në lavatriçe.
  3. Mos e fshini njollën. Në vend që të fërkoni me letër njollën në rrobat e bardha thitheni atë duke i vënë letrën sipër për 2 minuta.
  4. Mbani rrobat me njollë larg të nxehtit. Mos i vendosni rrobat me njollë në diell ose në vende të nxehta sepse njolla ngelet në rroba dhe shfaqet përsëri me kalimin e kohës, edhe pse të duket sikur është hequr.
  5. Rrobat e bardha nuk duhet t’i lini për një kohë të gjatë në kosh, por duhet t’i lani menjëherë.
  6. Në qoftë se nuk mund t’i hiqni njollat në kushte shtëpie duhet t’i çoni rrobat tuaja në pastrim kimik për t’iu kthyer përsëri ngjyrën që kishin.
Komento
Etiketimet
Shperndaje