Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të hiqni njollat e periodave nga rrobat tuaja?

Si të hiqni njollat e periodave nga rrobat tuaja?
January 09
00:16 2018

Cikli menstrual është një periudhë mjaft e sikletshme për vajzat. Vec problemeve që hasin në organizëm ato duhet të përballen edhe me njollat e gjakut në veshjet e tyre.

Gjë e cila i bën që të hedhin në kosh të brendshmet apo pantallonat e tyre. Por tashmë ka një zgjidhje sesi ju mund të pastroni njollat.

Fillimisht vendosni njollën në ujë të ftohtë dhe provoni nëse ajo do të hiqet, por mos e provoni me ujë të nxehtë pas njolla do të bëhet edhe më e fortë.

  • Aplikoni sapunin dhe vendoseni në ujë të ftohtë.
  • Mbushni një kovë me ujë të kripur të ftohtë dhe fërkojini rrobat derisa njolla të hiqet.
  • Hidhni uthull të bardhë tek njolla dhe fshijeni atë butësisht derisa të hiqet.
  • Hidhni pak qumësht, pastaj shplajeni me ujë të ftohtë dhe pastrojeni si zakonisht./Blitz.al/
Shperndaje