Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të frenoni njëherë e përgjithmonë dëshirën për të bërë pazar

Si të frenoni njëherë e përgjithmonë dëshirën për të bërë pazar
May 17
12:44 2016

Ndodheni në shtëpi një të premte pasdite, por keni një takim dhe jeni nervoze?  Apo sapo keni marrë disa kritika rreth një projekti në punë mbi të cilin keni punuar shumë?  Si ta filloni fundjavën me këmbën e mbarë? Atëherë, pazari është zgjedhja më e mirë në raste të tilla. Por pavarësisht kënaqësisë së përkohshme që një blerje mund t’ju dhurojë, zakonisht zgjat shumë pak. Ajo që i bën gjërat edhe më keq është fakti se lekët apo llogaritë bankare nuk mund të kujdesen për çdo rast qe ne përjetojmë prishje humori apo mungesë të vetëbesimit. Stilistët gjithashtu nuk janë imunë ndaj kësaj dukurie, pasi në fund të fundit tundimi është një fenomen kudo rreth nesh, por ata kanë zgjedhur disa truke për t’ju ndaluar njëherë e përgjithmonë të bëni blerje marramendëse.

Pazari emocional: Ndodh kur blini diçka të cilën nuk ia keni nevojën apo nuk është e domosdoshme. Në shumë raste madje nuk e doni në të vërtetë, por e blini si rezultat i gjendjes së stresit, mërzitjes, pasigurisë në të cilën ndodheni.

Simptomat:

  1. Keni një shpërthim emocional dhe hormonal pasi keni bërë një blerje.
  2. Ndiheni në ankth dhe fajtore pak minuta më vonë pasi keni blerë produktin.
  3. Gënjeni apo fshihni atë çfarë keni blerë nga njerëzit më të afërt.
  4. Keni një gardërobë të mbushur plot me rroba që nuk i keni veshur më parë.
  5. I jepni përparësi pazarit se sa të shkoni të paguani faturat.

Si të frenoni “ pazarin emocional” :

  1. Evitoni impulsivitetin për të blerë për 24 orët në vijim.
  2. Limitoni tundimin duke u larguar nga grupet apo duke bllokuar faqet e ndryshme rreth blerjeve në internet.
  3. Zëvendësoni blerjet me një tjetër hobi.
  4. Shpërblejeni veten për këto përparime.

E pra, nëse vërtet pazaret janë një mënyrë mbi të cilën ju shfryni inatin dhe nervat duhet patjetër të drejtoheni në një hobi tjetër. Mos kini frikë të trajtoni veten. Për sa kohë të ardhurat tuaja nuk ulen drastikisht, mundeni  ndonjëherë t’i bëni vetes ndonjë dhuratë të vogël.

Shperndaje