Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të flasësh me fëmijët në mënyrën e duhur, edhe kur ti nuk e ke një të tillë

Si të flasësh me fëmijët në mënyrën e duhur, edhe kur ti nuk e ke një të tillë
October 11
14:57 2018

E vërteta është që jo të gjithë dinë të sillen lirshëm me fëmijët, apo të ndihen rehat rrotull tyre. Ka persona që ndihen në siklet kur i duhet të kujdesen për një të tillë, sepse asnjë ide bisede nuk i vjen nëpër mend. Kjo është akoma më e theksuar kur je në një moshë të madhe dhe ke vendosur të mos kesh fëmijë, e njëkohësisht të jesh e rrethuar nga të gjithë fëmijët e miqve të tu. Prandaj ka disa këshilla se si të flasësh me fëmijët, edhe kur vetë nuk e ke një të tillë:

Fliti dhe trajtoji si të rritur

Gabimi më i madh që mund të bëni është t’i trajtoni fëmijët sikur janë të gjithë njësoj, të vegjël e naivë dhe që nuk marrin vesh nga bota. Shumica e fëmijëve ndihen më mirë kur i trajton si të rritur, duke e përfshirë në bisedat e tua (normalisht të përshtatura që ai të arrijë t’i kuptojë). Ata e adhurojnë kur i jepni dorën kur i takoni, apo kur i pyesni se çfarë mendojnë për një ngjarje që ka ndodhur së fundmi. Për më tepër, fëmijët duan të ndihen të lirshëm, sikur po flasin me miqtë e tyre.

Mos u përpiq më shumë sesa duhet

Nuk është nevoja t’i bëni qejfin për çdo veprim që bëjnë. Ndodh shpesh kur fëmija bën një veprim të thjeshtë, dhe të rriturit e trajtojnë sikur bëri mrekulli. Ndonjëherë është mirë të mos e mbysësh me vëmendje dhe ta lësh në rehatinë e tij. Një fakt interesant, është që shpesh fëmijët i afrohen njerëzve pak më të qetë, sesa ata që i “mbysin” me reagime gjithë kohën.

Ndonjëherë zgjidhja e vetme është të kërcesh

Fëmijët janë një burim energjie i pashtershëm, dhe nuk është çudi nëse duan që të përshkojnë të gjithë qytetin me vrap. Prandaj kur nuk keni dhe aq fuqi si ata, për të shmangur dëshirat e ekzagjeruara të tyre, vendosni muzikë ritmike dhe kërceni rrotull dhomës. Funksionon thuajse gjithnjë.

Mos kini frikë të përdorni fjalë të pista

Mos e trajto sikur është një papagall që përsërit fjalë. Edhe nëse ti përdor fjalë të pista, mjafton t’i shpjegosh ndryshimin midis përdorimit të tyre kur shan dikë dhe përdorimit kur thjesht çliron një emocion.

Mos bëni pyetje palidhje

Nëse e pyet “çfarë bëre në shkollë” është njësoj sikur të pyesësh një të rritur “çfarë bëre në 2014”.  Sepse dita e tij ka qenë shumë intensive dhe nuk e tërheq kjo pyetje. Bëjeni më të lehtë me pyetje me alternativa : “Të pëlqen kjo apo ajo?”

Mbi të gjitha, mos i kundërshtoni “Peppa Pig”

Edhe pse madhësia e Mamasë dhe Babait është qesharake, edhe pse biçikleta e tyre nuk është e mundur në realitet që të ngjisi atë kodër, thjesht mos i kundërshtoni. Peppa Pig është gjëja më e shtrenjtë për ta, dhe pas saj vini ju.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje