Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të bëni para duke ia “shitur” trupin shkencës? Mijëra po jetojnë me këtë “profesion”

Si të bëni para duke ia “shitur” trupin shkencës? Mijëra po jetojnë me këtë “profesion”
March 14
19:46 2018

Jeni duke kërkuar një punë apo të merrni para pa bërë ndonjë gjë të madhe? Në fakt ekziston mundësia edhe përse një pjesë e madhe janë skeptikë. Mund të shisni elementë të trupit tuaj tek ata të cilët kanë nevojë dhe merrni para në këmbim të kësaj. Ndonëse shumë njerëz me bindje konservatore e quajnë këtë “treg” një çmenduri, gjithsesi kjo po funksionon dhe mijëra persona në botë po shtyjnë jetësën me këto fitime.

Në SHBA, paratë që fitoni janë këto:

– 50 dollarë për një qese gjak që ju e shisni në spital, në situata emergjente çmimi shkon edhe në 100 dollarë për një qese.

– 40 dollarë një qese urinë e shëndetshme. Nëse analizat tuaja janë në perfeksion, atëhrë urinën e një mëngjesi mund ta shisni për eksperimente ose tek mjekët të cilët e përdorin atë si kurë për të shëruar pacientët me sëmundjen e verdhëzës.

– Vajzat mund të shesin vezët e tyre të shëndetshme tek nënat të cilat janë në moshë madhore dhe duan të lindin fëmijë. Shitja e vezëve varion nga 7,000 dollarë ne 14,000 dollarë.

– Meshkujt mund të shesin spermën e tyre për 125 dollarë. Ka disa nëna që duan thjesht të blejnë spermën e dikujt që ju duket simpatik sepse s’kanë nërmend të jenë në ndonjë raport dashurie me askënd. Duan të jenë nëna beqare por gjithsesi me fëmijë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje