Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shqetësoheni për fëmijën tuaj? Ja shenjat që tregojnë se është i abuzuar seksualisht

Shqetësoheni për fëmijën tuaj? Ja shenjat që tregojnë se është i abuzuar seksualisht
February 05
11:49 2019

Nisur nga rasti tronditës që ka marrë vëmendjen maksimale publike në vendin tonë, përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë nga 8 adoleshentë, kemi ndërmarrë një iniciativë ku i tregojmë mbi të gjitha prindërve se si të flasin me fëmijët e tyre për seksin apo si ti trajtojnë problemet që lidhen me të. Në vazhdim të kësaj inciative, në këtë artikull do të njiheni me shenjat që fëmija juaj mund të shfaqë kur është i abuzuar seksualisht por për arsye të ndryshme nuk ju ka treguar.

1.Shenjat fizike

Edhe pse shumica e fëmijëve të cilët janë abuzuar seksualisht nuk shfaqin shenja fizike, nëse ai ju ankohet apo ka të nxira që nuk mund ti shpjegojë, shenja të kuqe, gjakosje, plagë apo gjurmë lëngjesh trupore rreth organeve gjenitale, anusit ose gojës, duhet ta çoni fëmijën tek doktori për një kontroll të përgjithsëm. Nëse dyshimet tuaja janë të forta, mund të kërkoni një kontroll më të specializuar nga doktori, i cili me anë të testeve të veçanta mund të gjejë shenja të lëngjeve trupore dhe ti mbajë si prova të abuzimit.

2.Shenja të tjera

Disa shenja shqetësuese mund të jenë të pasurit një “shok” të ri special, marrja e parave ose e dhuratave nga dikush, ose refuzimi që ju bën për t’ju treguar një sekret që kanë me një fëmijë apo të rritur tjetër. Nuk është e rrallë që në rastet kur fëmija abuzohet seksualisht nga dikush më i rritur, ky person ti japë dhurata apo para në shkëmbim të mbajtjes së sekretit. Nëse i vini re këto detaje, është koha për të bërë një “investigim” më të thellë.

3.Fëmijët pothuajse asnjëherë nuk tregojnë kur i pyesni direkt

Kjo mund të jetë shumë e vështirë për tu kuptuar nga prindërit. Studimet tregojnë se fëmijët e abuzuar seksualisht nuk i tregojnë një të rrituri për këtë pothuajse asnjëherë, derisa të arrijnë vetë në një moshë madhore. Për këtë ka shumë arsye. Ata ndoshta nuk e kuptojnë që po abuzohen. Mund të ndihen sikur është faji i tyre që kjo po ndodh. Mund ti kenë thënë që nëse tregojnë, do të futen në telashe ose do të lëndojnë prindërit e tyre. Ndoshta ndihen të turpëruar nga ky abuzim dhe nuk duan ti tregojnë askujt. Si fëmijë, mund të mendojnë që kjo që po ndodh është diçka ndormale që e përjetojnë të gjithë.

4.Ndonjëherë fëmijët flasin me sjelljen e tyre

Nëse e shihni fëmijën tuaj duke lënduar veten, pra duke u prerë, duke djegur trupin e tij, apo e shihni që nis të përdorë alkoolin apo drogën, nëse ai nis të largohet nga shtëpia ose të ketë sjellje “rebele”, ju duhet ndihmë profesionale, pasi me shumë mundësi shkak për këtë ndryshim në sjellje është abuzimi që po i  bëhet. Nga ana tjetër, ju mund të vini re se në tregimet që fëmija juaj shkruan apo vizatimet që bën fillon të përdorë imazhe seksuale apo të frikshme. Ai mund të fillojë që me lodrat e tij të bëjë veprime seksuale, ose të sillet si një i rritur me dëshira seksuale më fëmijët e tjerë përreth. Në të gjitha këto raste sërish duhet të kërkoni ndihmë profesionale.

5.Shenjat e stresit

Këto shenja nuk lidhen gjithnjë me abuzimet, pasi ndodhin dhe për shkak të faktorëve të tjerë të rritjes tek fëmijët. Këtu përfshihen: Problemet me gjumin, makthet, frikërat ekstreme nga çdo gjë e vogël, ndryshime të papritura në sjellje e personalitet, dhimbje stomaku etj. Të gjitha këto mund të jenë shenja që flasin dhe për ndonjë stress apo problem tjetër në jetën e fëmijës tuaj por mund të ndodhë dhe që janë shenja të hershme të një abuzimi seksual. Në çdo rast duhet të bëni të pamundurën që ti kapni herët dhe ti parandaloni.

/Blitz.al/

Share