Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta kuptoni kur dikush ju gënjen?

Si ta kuptoni kur dikush ju gënjen?
September 30
10:02 2016

Shumë njerëz kur vendosen në situata të sikletshme fillojnë të gënjejnë. Ndonjëherë gënjeshtrat nuk janë të dëmshme, por përsëri nuk duhet të përdoren. Disa njerëz janë aktorë të mirë dhe është e vështirë t’i kuptoni kur gënjejnë, por duhet të dini disa gjëra elementare “që të tjerët mos t’jua hedhin”.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave për të kuptuar kur dikush ju gënjen:

  1. Në qoftë se një person që shkruan me dorën e djathtë shikon majtas ai po mendohet, në qoftë se shikon djathtas po gënjen.
  2. Zakonisht kur dikush gënjen mundohet të mbajë një qëndrim mbrojtës.
  3. Gjatë kohës që diskutoni personi prek fytyrën, flokët dhe qafën herë pas here duke u bërë nervoz.
  4. Personi që po gënjen nuk ju shikon në sy kur diskutoni dhe herë pas here fokusohet në një tjetër vend.
  5. Ata hezitojnë të të pyesin për tjetër gjë duke anashkaluar përgjigjen që duhet të japin.
  6. I shprehin emocionet në një mënyrë të ekzagjeruar dhe për më shumë se 4-5 sekonda.
Shperndaje