Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ndikon gjumi në kujtesën tuaj?

Si ndikon gjumi në kujtesën tuaj?
June 20
16:33 2016

Më shumë orë gjumë jo domosdoshmërisht rregullojnë kujtesën tuaj.

Prej kohësh është thënë se më shumë orë gjumë ndikojnë pozitivisht në aftësinë e njerëzve për të kujtuar më mirë gjërat. Por një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë tregon se ndoshta mund të jemi gabuar në këtë perceptim. Sistemi nervor autonom (SNA) luan një rol kyç në aftësinë e trurit për të përforcuar kujtesën gjatë gjumit.

SNA përbëhet nga tri pjesë: sistemi simpatik përgjegjës për reagimet e trupit, parasimpatik,  i cili kontrollon rrahjet e zemrës, temperaturën gjatë gjumit dhe ai i kontrollit të frymëmarrjes.

Studimi i ri tregon se sistemi nervor qendror dhe SNA komunikojnë me njëri-tjetrin. Lëvizja e shpeshtë e  syrit kur shihni ëndrra kombinohet me rritjen e aktivitetit të sistemit parasimpatik. Studiuesit kanë përdorur rrahjet e zemrës gjatë përjetimit të ëndrrave për të parashikuar performancën e kujtesës dhe zbuluan se nuk kishte përmirësim të saj. Madje pohuan se një orar më i zgjatur i gjumit rezulton në një normë më të lartë të harresës.

Komento
Shperndaje