Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si lidhet përdorimi i telefonit me numrin e partnerëve seksualë?

Si lidhet përdorimi i telefonit me numrin e partnerëve seksualë?
July 05
17:52 2019

Universiteti është koha kur mësojmë për gjërat që na pëlqejnë ose jo, për lirinë e të shprehurit por edhe për takimin e njerëzve të rinj. Dhe kjo rrjedhimisht nënkupton dhe marrëdhëniet seksuale. Por askush nuk e kishte menduar që ekziston një lidhje mes përdorimit të telefonit dhe numrit të partnerëve seksualë.

Sipas një studimi, përdorimi i shumtë i telefonit nga studentët nënkuptonte më shumë partnerë seksualë. Po, e kanë seriozisht.

Siç raporton BBC, studimi u krye nga Universiteti i Cambridge, ai i Chicagos dhe ai i Minnesotas dhe rezultatet u përcollën nëpërmjet “Health and Addictive Beahviours Survey”.

Sondazhi, që përfshiu 3400 studentë amerikanë, zbuloi se përqindja e studentëve që kishin pasur 6 apo më shumë partnerë seksualë ishte më shumë se gjysma midis atyre që pranuan se e përdornin më shumë seç duhej telefonin në përditshmëri.

Arsyeja specifike për këtë rezultat është e vështirë për t’u gjetur. Por, Dr. Sam Chamberlain, që është një nga autorët e studimit, prezanton disa arsyetime ku përfshihen dhe aplikacionet e njohjeve:

“Mund të jetë sepse njerëzit po përdorin telefonat për njohje dhe takime nëpërmjet aplikacioneve. Gjetja më e fortë ishte që njerëzit që pranonin përdorimin problematik të telefonave ishin gjithashtu më të prekur nga impulsiviteti në karakter, dhe kjo mund të luajë një rol në numrin e partnerëve seksualë.”

Pra për ju që jeni kuriozë të lindur, pyetja e duhur nuk është më me sa persona keni kryer marrëdhënie, por sa orë e përdorni telefonin në ditë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje