Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si do ishin rrjetet sociale nëse djemtë do të shpërndanin të njejtat foto si vajzat?

Si do ishin rrjetet sociale nëse djemtë do të shpërndanin të njejtat foto si vajzat?
June 28
19:38 2019

Sigurisht që fotot që postojnë vajzat dhe djemtë në rrjetet sociale janë shumë të ndryshme, duke qenë se në përgjithësi gjinia mashkullore nuk di të bëj pozë tjetër përveçse asaj me kokën lart dhe duart në xhepa. Por e keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse djemtë do të shpërndanin në Instagram foto të njejta me ato të vajzave, e keni aprasysh me poza që supzohet se nxjerrin në pah sensualitetin, apo që tregojnë se sa mirë po kalon me”gocat”, ose me anë të të cilave duan të provokokojnë ndjekësit.

Ja një shembull, nga festa e fejesës së këtij djali:

Këto që do shohim tani janë nga e majta në të djathtë pozat e: pas dushit, sensuale në vaskë, me pushime në alpe dhe gjetja e “lirisë” në çdo vend:

Të rradhës janë foto nga “pushimet vetëm me gocat”, zemra që përfaqëson dashurinë mes shoqeve dhe pedikyri i bërë gjatë një sleepover-i. Shumë të bukura shapkat me gisht meqë ra fjala!

Nuk mund të mungonte: flamingoja nga pushimet luskoze në një resort, kjo gjëja që bën me flokët dhe që mund ta kapë vetëm një fotograf me eksperiencë (lexo:motra ose kushërira) dhe pushimet më pak luksoze por jo të përballueshme nga të gjithë diku në Himarë:

Besoj se duke parë këto foto jeni mirënjohës për faktin që çunat nuk postojnë foto si vajzat, përndyshe rrjetet sociale do ishin një vend shumë më i çuditshëm se tani. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje