Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtyhet koncerti i Rolling Stones për shkak të Obamës

Shtyhet koncerti i Rolling Stones për shkak të Obamës
March 21
18:35 2016

Dje forcat ajrore presidenciale u ulën në aeroportin ndërkombëtar të Jose Marti duke shënuar fillimin e turneut triditor të Obamës në Kubë. Edhe pse ishte ditë me shi, presidenti Obama me të shoqen, Michelle, të bijat, Sasha, Malia dhe gjyshen e tyre Maria Robinson kanë shëtitur në rrugët e Havanës të vjetër.

Ata  kanë vizituar edhe muzeun e qytetit të Havanës. Më vonë familja Obama vizitoi katedralen e San Cristobal de LA Habana dhe u takuan me kardinalin Jaime Ortega. Presidenti Obama do të takohet me Raul Kastro për të diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe për të krijuar mundësi të reja për biznese. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një ndeshje bejsbolli midis dy ekipeve në Kubë.

Pas largimit të presidentit Obama, një tjetër ngjarje historike do të zhvillohet në Kubë. Rolling Stone do të japin një koncert në një fushë futbolli këtë javë. Koncerti u shty për shkak të përcaktimit të vizitës të Obamës në minutën e fundit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje