Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtëpi dhe makinë? Të rinjtë e sotëm kanë preferenca të tjera!

Shtëpi dhe makinë? Të rinjtë e sotëm kanë preferenca të tjera!
May 09
11:39 2017

Kohë më parë, tregues të suksesit të një individi ishte të pasurit e një shtëpie dhe një makine personale. Ndërkohë, kohët e sotme numri i të rinjve që nuk duan të blejnë as makinë e as shtëpi është në rritje.

Studimet kanë treguar se të rinjtë (nga 20 deri në 35 vjeç) blejnë shumë rrallë një shtëpi të tyre ose edhe një makinë…

Sociologët thonë se kjo vjen si pasojë e krizës financiare, e cila bën që të rinjtë të stepen përballë një shpenzimi të tillë. Ama, ata vënë theksin në një tjetër arsye: ndryshe nga prindërit, ata kanë një tjetër filozofi.

– Njerëzit e suksesshëm nuk blejnë prona, por i marrin me qira.

– Nëse duan të konsiderohen të suksesshëm, ata investojnë në eksperienca: udhëtime, sporte ekstreme, koncerte etj.

Nga ana tjetër, eksperiencat na ndihmojnë të bëjmë miq dhe miqtë janë personat më të rëndësishëm për të rinjtë e kohëve të sotme. Psikologët tregojnë se të flasësh me sa më shumë njerëz dhe të kesh sa më shumë miq të bën më të lumtur. Dhe lumturia është synimi i të rinjve sot.

Fundja, tashmë dihet që gjërave materiale u ulet çmimi me kalimin e kohës. Pra, ata mendojnë: “Pse të harxhojmë shumë para sot për një makinë apo shtëpi, kur mund ta blejmë pas pak kohësh më lirë?”.

Ndërkohë, një gjë është e sigurt: eksperiencave nuk do t’u ulet kurrë çmimi! Prandaj prindërit duhet të përveshin mëngët./Blitz.al/

Komento
Shperndaje