Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqetësoheni për miqtë tuaj me 4 këmbë? Ja ku vijnë syzet e lentet për qentë…

Shqetësoheni për miqtë tuaj me 4 këmbë? Ja ku vijnë syzet e lentet për qentë…
October 30
20:07 2016

Për të kuruar disa nga patologjitë okulare të qenve e të maceve vijnë në ndihmë lentet dhe syzet, njësoj si për njerëzit.

Kjo tematikë dhe të tjera u diskutuan në një seminar të organizuar nga Urdhri i Mjekëve Veterinerë në Romë.

Nëse sytë e mikut tuaj me 4 këmbë lotojnë vazhdimisht, nuk hapen sa duhen apo janë bërë të kuq, atëherë ai mund të ketë probleme serioze.

Lentet mund të përdoren në disa patologji specifike për të kuruar “pacientin” që mbani në shtëpi, ndërsa syzet mund të përdoren për të parandaluar dëmet që vijnë nga rrezatimet ultravjollcë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje