Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpikja e re që do t’i bëjë fëmijët e vegjël të shkojnë në kopsht me qejf

June 10
17:03 2016

...

...
Picture 1 of 3

Një produkt i ri sapo ka dalë në treg dhe është aq interesant saqë duhet patjetër të ketë një version të ngjashëm edhe për të rriturit. Kjo gjetje e këndshme e ka emrin “Scooter Bag” (skuteri-çantë).

Nëse ju ka rënë rasti në fëmijëri të luani duke bërë gara me fëmijët e tjerë me anë të “scooter”-it atëherë do ta kujtoni se sa e vështirë ishte të ngisnit skuterin dhe njëkohësisht të mbanit edhe një çantë shpine. Por me zgjidhjen e re, “Scooter Bag”, tani çanta vjen e montuar në pjesën e përparme të skuterit, duke e bërë shumë më të lehtë për fëmijët që duan të shkojnë në kopsht apo të luajnë me miqtë e tyre direkt pas kopshtit dhe nuk kanë mundësi ta çojnë çantën në shtëpi.

Sigurisht kjo çantë mund të hiqet dhe vihet sërish nga instalimi në skuter dhe është një procedurë shumë e lehtë, që do të thotë se mund të kryhet nga vetë fëmijët pa ndihmën e një të rrituri. Çanta e skuterit mban deri në 10 kg dhe ka dizenjo të ndryshme sipas dëshirës së fëmijës tuaj.

Nëse po mendoni për një dhuratë për ditëlindje, kjo është një zgjidhje perfekte!

Komento
Shperndaje