Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërndarësja e drogës kapet nga policia, pasi qeni nuk ia hiqte sytë asnjë çast gjoksit të saj…

Shpërndarësja e drogës kapet nga policia, pasi qeni nuk ia hiqte sytë asnjë çast gjoksit të saj…
June 25
12:02 2018

Imagjinoni pak sikur të shkoni në burg sepse një qen, nuk ndalon së pari gjoksin tuaj. Epo, mund të ndodhë.

Për një vajzë të quajtur Chloe Jones, 20 vjeç, kjo “ëndërr e keqe” u bë realitet. Ajo kishte fshehur një sasi droge brenda reçipetave të saj, për t’ja dhuruar të dashurit për ditëlindje, ku me siguri ata bashkë do të festonin me njëri-tjetrin në këtë mënyrë.

Por teksa po shkonte në shtëpinë e të dashurit, ajo u ballafaqua me një qen i cli ishte trajnuar nga policia për të identifikuar se ku fshehin njerëzit substancat e paligjshme, me anë të nuhatjes ose shikimit.

Pasi qeni nuk po ia ndante sytë, oficieri i kërkoi vajzës t’i bënte një kontroll, duke gjetur 12 pilula brenda reçipetave të saj të cilat kishin përmbajtje heroine. Ajo i tha policit se i kishte për përdorim vetjak dhe kishte harruar t’i hiqte teksa po shkonte në shtëpinë e të dashurit. Por duke qenë se ajo kishte qenë dhe më herët e ndaluar nga policia për diçka të ngjashme, organet kompetente s’mund ta linin pa hetuar më thellë këtë çështje.

Deri më tani, me vendimin e parë të gjykatës, ajo është e detyruar të qëndrojë 16 javë në paraburgim, deri sa të merret një tjetër masë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje