Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shpërblejeni ndihmën me një tjetër vepër të mirë”- historia mbresëlënëse e djaloshit që ndihmoi një të moshuar

“Shpërblejeni ndihmën me një tjetër vepër të mirë”- historia mbresëlënëse e djaloshit që ndihmoi një të moshuar
November 22
11:30 2016

Një grua e moshuar ishte duke udhëtuar me makinën e saj kur papritur automjeti pësoi një defekt. Një i ri, i cili ishte duke kaluar përgjatë rrugës së këtij fshati, e pa makinën buzë rruge dhe vuri re se një grua ishte ulur në timon me një vështrim të shqetësuar në fytyrën e saj. Ai vendosi të ndalonte dhe ta ndihmonte. Gruaja u shqetësua kur e pa të huajin dhe gjëja e parë që i shkoi ndërmend ishte se çfarë kërkonte ai. Me të vërtetë do ta ndihmonte?

Kështu e moshuara vendosi të pranonte ndihmën, i tregoi djaloshit gomën rezervë dhe brenda pak minutave gjithçka u rregullua. E moshuara e falënderoi djalin dhe i ofroi një shpërblim në para, por ai nuk e pranoi. Në vend të kësaj, ai i tha: “Vetëm mendoni për mua sa herë shihni dikë që ka nevojë për ndihmë. Kujtohuni për Brian Anderson dhe shpërblejeni një gjest të mirë me një tjetër vepër të mirë”.

Zonja e moshuar u impresionua nga gjest i tij i mirësisë. Ajo vazhdoi rrugën e saj dhe ndaloi të pinte diçka në kafenenë e fshatit më të afërt, pasi filloi të binte edhe një shi i rrëmbyeshëm. Kamerierja, kur e pa të moshuarën e cila ishte lagur paksa, i ofroi një peshqir për t’u tharë. E moshuara vuri re se kamerierja ishte shtatzënë. Duhej të ishte me të vërtetë e lodhur, por përsëri po tregohej e sjellshme. E moshuara porositi një limonadë dhe e piu shpejt. Në atë moment u kujtua për Brianin, djaloshin që e ndihmoi. Ajo la 100 dollarë në tavolinë dhe nuk pranoi të merrte bakshish.  Kamerierja në fund pa se e moshuara i kishte lënë një shënim. “Një djalosh më ndihmoi në rrugë, kështu që tani unë po të ndihmoj ty”. Bashkë me shënimin ajo kishte lënë edhe 400 dollarë të tjerë. Vajza ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe pas disa orësh të lodhshme në punë shkoi në shtëpi e mrekulluar nga gjesti i zonjës. Këtë histori ajo ia rrëfeu bashkëshortit të saj, duke i thënë se ishte ndierë me të vërtetë shumë mirë dhe me fat. Ajo u përkul, e puthi në ballë të shoqin dhe i tha: “Të dua shumë Brian Anderson!”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje