Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallen nominimet për American Music Awards 2016

Shpallen nominimet për American Music Awards 2016
October 10
15:29 2016

American Music Awards kanë publikuar para pak minutash nominimet për ndarjen e çmimeve amerikane, AMA 2016.

Deri tani janë bërë publike disa prej kandidaturave si “Artist of The Year”, “Favorite Duo or Group”, “Favorite Artist – Adult Contemporary”, “Favorite Male Artist – Pop/Rock”, “Favorite Female Artist – Pop/Rock”, “Favorite Album – Pop/Rock”, “Video of the Year” dhe “Rap/Hip-Hop Artist”.

“25” i Adele përballet këtë vit me “Purpose” të Justin Bieber dhe me “Views” të Drake, kurse në kategorinë e “Favorite Female” Adele-s do t’i duhet të konkurrojë me Selena Gomez dhe Rihanna-n. Ndërkohë, Justin Bieber, Drake dhe The Weeknd përballen në kategorinë “Favorite Male Artist”. Kategoria më e rëndësishme e vitit, “Artist of The Year” vë përballë njëri-tjetrit: Adele, Beyonce, Justin Bieber, Drake, Selena Gomez, Ariana Grande, Rihanna, Twenty One Pilots, Carrie Underwood dhe The Weeknd.

“Video of The Year” mund të themi se është një zhgënjim total, pasi janë dominuar vetëm “Sorry” e Justin Bieber, “Panda” e Designer dhe “Work” e Rihanna-s dhe Drake, duke lënë jashtë videot e “Formation”, “Hello”, “Famous”, “Side by Side” dhe “Cheap Thrills”.

Artistët e rinj, Shawn Mendes, Alessia Cara, DNCE dhe Zayn Malik do të konkurrojnë për “Best New Artist of the Year”.

“Lemonade” e Beyonce-s, “Anti” i Rihanna-s dhe “TRAPSOUL” i Bryson Tiller konkurrojnë për të marrë trofeun e “Favorite Album – Soul/R&B”. /Blitz.al/

 

 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 capture

Shperndaje