Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese, si gënjehen gratë indiane për të dhuruar flokët e tyre

Shokuese, si gënjehen gratë indiane për të dhuruar flokët e tyre
October 19
12:42 2016

Shumë gra indiane i kanë dhuruar flokët e tyre të gjatë e të bollshëm në nder të një zoti indian Vishnu. Në sallonin e një stilisti në Londër, një numër i madh grash shkojnë dhe vendosin flokë shtesë. Naomi, një nga vajzat në sallon, ka shpenzuar një vlerë prej 1 mijë paundësh për të vendosur zgjatime me përmbajtje floku të vërtetë, duke ua bashkangjitur rrënjëve të saj të verdha.

Naomi është vetëm njëra nga mijëra gra britanike që përdorin flokët shtesë, një numër që është rritur me 70% në pesë vitet e fundit. Britania, importuesi i tretë më i madh në botë, blen rreth 43 milionë tonë flokë njeriu në një vit. Kjo sasi është e mjaftueshme për rreth 2 milionë njerëz. Një grua e varfër nga India ka zbuluar të vërtetën në lidhje me tregtinë e flokëve dhe fitimet marramendëse prej tyre. Në tempullin Yadagirigutta, në jug të Indisë, gratë e varfra presin në radhë për të prerë flokët e tyre. Mes tyre është Lavanya Kakala dhe tregon se nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të flokëve të gjatë e të palyer. “Unë e bëra këtë sepse dëshiroj të falënderoj perëndinë time. Nuk jam e shqetësuar se çfarë do të ndodhë me flokët e mi më vonë. Nëse gratë me mungesë të flokut apo ato që vuajnë nga sëmundja e kancerit duan t’i kenë flokët e mi, le t’i mbajnë, kjo është më mirë sesa të hidhen poshtë. Flokët janë bukuria e një gruaje. Kur ajo ia jep Perëndisë, bukuria e saj shkon drejt tij”,- është shprehur Kakala.
Në këto vende është traditë për gratë që të dhurojnë flokët e tyre për tempujt hindu, duke e ditur se ato do të shiten. Ky është konsideruar një akt i pelegrinazhit. Gratë si Lavanya kujdesen për flokët e tyre duke i krehur çdo ditë dhe i lyejnë me vaj kokosi për t’i mbajtur të butë.
Megjithatë, të shumtë janë tregtarët të cilët shkojnë në këto vende dhe mashtrojnë banorët e Indisë, duke u ofruar atyre rreth 6 paundë që të bindin gratë e tyre të shesin flokët. Shumë femra janë sulmuar dhe u janë marrë flokët nga banda të organizuara. Pasi flokët mblidhen, ato transportohen me aeroplanë në fabrika. Shumë nga këto fabrika nuk duan t’i zbulojnë burimet e tyre. Megjithatë, duhet thënë se shumë nga gratë që i përdorin këta flokë si shtesa apo zgjatime nuk e dinë origjinën e tyre dhe shfrytëzimin, nga një dhuratë për Perëndinë në një objekt në funksion të tregtisë. Edhe pse janë shumë të varfra, ato mendojnë se po i dhurojnë në funksion të diçkaje të mirë flokët e tyre. /Blitz.al/

l/a1 a2

Komento
Shperndaje