Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkrimi juaj mund të tregojë se çfarë personi jeni në një marrëdhënie

Shkrimi juaj mund të tregojë se çfarë personi jeni në një marrëdhënie
February 01
14:21 2017

 Shumë duhet ta dinë se mënyra se si shkruani apo shkrimi i dorës  është një shenjë identifikuese dhe e gjendjes emocionale apo personalitetit tuaj.  Ky udhëzues mbi shkrimin e dorës tregon disa nga çastet dhe karakteristikat se çfarë personi jeni në një lidhje dashurie.

Agresiviteti

Agresiviteti evidentohet te personat që shkruajnë germa duke i theksuar apo përdorin një lak të ulët te germat “Y” apo “J”. Njerëzit fizikisht agresivë e imponojnë veten apo duan një marrëdhënie shumë intensive, e cila shpeshherë i tremb personat e tjerë në çift. Zakonisht ky grup pëlqen seksin e ashpër.

 Dëshira për vëmendje

Personat që kërkojnë vëmendje kanë tendencën që shkronjën e fundit të një fjale ta lakojnë sa më shumë, por duke mos e prishur estetikën. Padyshim dikush që shkruan kështu dëshiron që të jetë në qendër të vëmendjes në një lidhje dhe gjen pothuajse gjatë gjithë kohës mënyra të ndryshme për ta tërhequr partnerin pranë vetes.

Dominuesi

Dominimi identifikohet tek ata që e shkruajnë shkronjën “T” të anuar në kahun e djathtë dhe me një fund të rrumbullakosur. Personi dominues pëlqen që t’i ketë gjërat nën kontroll. Ai ka një aftësi të tillë sa ta bëjë edhe partnerin ta pëlqejë këtë gjë. Kjo ndoshta se shumica e partnerëve që ju tërheqin pëlqejnë të jenë të nënshtruar.

Personalitet i dyfishtë

Personaliteti i dyfishtë vihet re nëse në shkrimin e dorës ka ndryshim të qartë në lartësinë e shkrimit nga e djathta në të majtë brenda fjalisë e ndonjëherë brenda të njëjtës fjalë. Me shumë mundësi këta persona e kanë shumë të vështirë të vazhdojnë një marrëdhënie pasi mendja dhe zemra e tyre mendojnë për gjëra të ndryshme.

Të tërhequr emocionalisht

Nëse do të shihnit shkrimin e një 20-vjeçari të dashuruar do të vinit re një shmangie të shkronjave në anën e majtë. Këta persona rrallëherë i shprehin ndjenjat e tyre dhe me siguri nuk janë të parët që e thonë fjalën “të dua”.

Frika e suksesit

Kjo lloj ndjesie vihet re edhe në shkrimin tuaj në rast se bishti i shkronjës”Y dhe “G” rrumbullakoset më shumë se ç’duhet, aq sa ndonjëherë del edhe jashtë kornizave. Në këtë rast ju jeni një “zemërthyer”, por mund të keni edhe frikë nga serioziteti i një marrëdhënieje.

Vetëvlerësim i lartë

Nëse dy shkronjat “T” dhe “L” janë në gjatësi më të theksuar se normalja, atëherë kjo tregon se ju jeni një person kryelartë dhe se keni një vetëvlerësim të theksuar. Për ju funksionon parimi se nëse nuk do veten, atëherë nuk do të të dojë askush.

Mungesa e besimit ose frika e intimitetit

Kur shkronjat “T”, “l” dhe G” që ju shkruani ngjajnë shumë, madje edhe rrumbullakosjet janë të njëjta, kjo tregon se ju jeni një person anti-social. E keni shumë të vështirë t’u besoni njerëzve apo ndoshta keni frikë nga intimiteti me partnerin tuaj. Nuk dëshironi të zhgënjeheni.

Jetoni për momentin

Zakonisht ky lloj shkrimi identifikohet si shkrimi i shkollës së mesme, përgjithësisht me germa kapitale, pa dekorime të shumta. Ky lloj personi është social dhe emocionalisht i papjekur. Ju mund të përshtateni shumë shpejt me partnerin tuaj, madje bini shumë lehtë në dashuri. Shkurt, shijoni momentin. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje