Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkon në parukeri për të larë flokët dhe përfundon në spital. Kujdes, kjo mund t’ju ndodhte edhe juve!

Shkon në parukeri për të larë flokët dhe përfundon në spital. Kujdes, kjo mund t’ju ndodhte edhe juve!
March 28
09:17 2016

Kur Elizabeth Smith vizitoi një sallon bukurie nuk i shkonte në mendje se do të përfundonte në spital dhe se fati do e mbante gjallë. Kur mjekët i thanë të vërtetën tronditëse nuk e besoi. Ajo kishte pësuar një goditje në tru sepse kishte larë flokët në sallonin e bukurisë.

Mesa duket, pozicioni në të cilin ishte vendosur koka gjatë procesit të larjes i shkaktoi çarjen e një arterieje në qafë. Kjo është një sindromë e rrallë, por e ka një emër, quhet sindroma “goditje e sallonit të bukurisë”.

“Nuk ka qenë pasojë e presionit në arterien e prerë dhe shpërndarjes së gjakut në tru, por më shumë një curril në rreshtin e arterieve kurrizore që bëri lidhjen me pjesën e  qafës deri në bazën e trurit”,- ka shpjeguar neurologu Peter Humphrey në  qendrën “Walton” të  neurologjisë dhe neurokirurgjisë në Liverpul. “Mpiksja mund të tregohet e ashpër, ndërpret mirëfunksionimin, përfshihet në pjesën e sipërme në tru dhe shkakton goditje”.

Për Elizabetën, goditja i shkaktoi paralizë në gjysmën e fytyrës dhe ende pas dy vitesh ka probleme me ekuilibrin dhe shikimin.

Komento
Shperndaje