Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkenca e tërheqjes: Meshkujt shohin këto 7 gjërat te femrat

Shkenca e tërheqjes: Meshkujt shohin këto 7 gjërat te femrat
January 10
22:42 2019

Nuk mund të fajësoni një mashkull për gjërat të cilat e tërheqin tek një femër, sepse ndonjëherë janë edhe pa vetëdijen e tij. Shkenca tregon se ka disa elementë që vihen re me shikim të parë që e bëjnë një mashkull të jetë i interesuar te ty. Mund të mendoni që të gjithë janë të fiksuar me atë vajzën bjonde me trup si modele, por do të surprizoheni kur të zbuloni se në fakt ndikojnë faktorë të tjerë. Le ta lëmë shkencën e tërheqjes të flasë:

Simetria
Meshkujt kërkojnë femra që kanë simetri në trup e sidomos në fytyrën e tyre. Ajo është një shenjë e bukurisë dhe e gjeneve të mira, e cila sipas studimeve i bën meshkujt ta shohin një femër si më të shëndetshmë, më të bukur e mbi të gjitha, më të afrueshme.

Flokët e gjatë
Një studim i bërë në vitin 2004 nga revista “Human Nature” zbuloi se flokët e gjatë shiheshin si më tërheqs nga pjesëmarrësit meshkuj.

Shtoni pak të kuqe
Femrat kanë një kohë të gjatë që përdorin buzëkuqin e kuq si të preferuarin e tyre dhe jo më kot. Sipas shkencës, të gjithë njerëzit janë më të tërhequr nga ngjyra e kuqe. Kështu, e njëjta gjë vlen dhe për meshkujt që veshin të kuqe.

Ç’është kjo aromë?
Sigurisht në aspektin pozitiv… Higjiena është shumë e rëndësishme dhe sigurisht një vajzë që vjen erë të mirë pëlqehet nga meshkujt, dhe jo vetëm. Shto dhe një dozë parfumi (jo të tepruar) dhe nuk ka gjë që ju ndalon.

Sytë
Sytë janë pasqyra e shpirtit apo jo? Epo meshkujtë tërhiqen më shumë nga vajzat me sy të plotë dhe që “shkëlqejnë” sepse perceptohen si shenja të shëndetit dhe rinisë.

E këndshme për veshët
Jo të gjitha kanë të bëjnë me mënyrën se si dukesh. Përsa i përket zërit, një ton i lartë i tij është si një faktor që i shtyn meshkujt më shumë drejt teje.

Buzë të plota
Përveç ngjyrës së tyre, rëndësi ka edhe forma. Nëse ke buzë të plota, konsideroje veten me fat.

Gjithsesi, mos të harrojmë se këto janë vetëm tërheqjet fillestare. Ajo që ka rëndësi është mirëkuptimi dhe kimia që keni mes jush. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje