Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni si duket vajza që ka hequr gjashtë brinjë nga trupi i saj

April 18
13:09 2016

Njihuni me Pixee Fox, artistja suedeze që ka modifikuar trupin e saj duke arritur ëndrrën e të pasurit një bel ekstremisht të hollë, pasi ka hequr 6 brinjë dhe ka veshur një korse super të ngushtë përgjatë 24 orëve në çdo ditë të javës. “Unë e heq korsenë vetëm kur më duhet të lahem ose kur bëj ushtrime”,  – ka thënë Foxx.

Arsyeja përse Pixee e ka bërë këtë transformim është që t’u ngjajë sa më shumë karaktereve të filmave të animuar. Në nëntor të vitit 2015, ajo shpenzoi 120 mijë dollarë për të hequr brinjët dhe ky ishte vetëm fillimi. “Në fund të janarit  bëra një transplant qerpikësh. Jam duke kaluar në një procedurë vërtet të rrallë, për të cilën ende nuk mund të flas qartë”,- ka thënë ajo. Suedezja gjithashtu ka bërë botoks dhe vetulla 3D të përhershme, makijazh në pjesën e syrit dhe konturin e buzëve.  Për të mbajtur format aktuale vajza shprehet se konsumon një dietë fikse dhe ushtrohet vazhdimisht.

Rezultati është ky. Voila!

Shperndaje