Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni disa prej kërkesave të çmendura që kompanitë u bëjnë stjuardesëve

Shikoni disa prej kërkesave të çmendura që kompanitë u bëjnë stjuardesëve
March 28
16:14 2016

Për të qenë stjuardesë ka disa standarde. Nuk është vetëm mënyra si i ke lyer buzët apo si të rri këmisha. Stjuardesët u nënshtrohen disa rregullave “të çmendura”. Më poshtë kërkesat që kompanitë ajrore kanë për stjuardesët e fluturimeve të ardhshme. Disa prej këtyre rregullave janë të rrepta dhe të çuditshme.

  1. Karakteristika fizike: personalitet i kënaqshëm, pamje e qartë (plagët ose shenjat nuk janë të pranueshme), shikimi duhet të jetë i mirë – Jet Airways.
  2. Tatuazhet në këmbë nuk janë të lejuara pasi ata nuk mund të fshihen. Të gjitha këpucët janë të stilit klasik të gjykatës, të cilat të ekspozojnë këmbët dhe nuk të mbulojnë tatuazhet – British Airways.
  3. Aplikuesit nuk duhet të përdorin asnjë lloj nikotine, të paktën 6 muaj para kërkesës – Alaska Airlines.
  4. Piercing në gjuhë nuk janë të lejueshme, duhet t’i hiqni ato për trajnimin dhe detyrën në kompani – British Airways.
  5. Stjuardesat nuk duhet të kenë obligime familjare dhe duhet të jenë të pamartuara që të jenë në dispozicion të kompanisë – Jet Airways.
  6. BMI- Body Mass Index llogarit peshën e trupit. Kompania kërkon që punonjësit të kenë një masë ekzakte – Czech Airlines.
  7. Tatuazhet nuk lejohen në kyçet e dorës. Në kyçe mund të vesh vetëm orë ose byzylyk të vogël, ari, argjendi ose rrip lëkure -British Airways.
  8. Nuk mund të mbash më shumë se 4 unaza në duar: 2 në njërën dorë dhe 2 në tjetrën – United Airlines.
  9. Duart dhe thonjtë duhet të jenë të pastër dhe thonjtë nuk duhet të kalojnë 1/8 e inç në bazë të gjatësisë të gishtit -Hawiian Airlines.
  10. Nuk duhet të përdorni aksesorë që bien ndesh me uniformën -JetBlue.
  11. Duhet të hiqen qimet në zonat e hundës dhe të veshit – American Airlines.
  12. Dhëmbët duhet të paraqesin një pamje të pastër natyrore – American Airlines.
  13. Anëtarët e stafit nuk duhet të rrinë shtrembër, të mbledhin krahët ose të qëndrojnë me duar në xhepa, në kohën që janë të veshur me uniformë – Regional Express Pty Limited.
  14. Flokët nuk duhet të jenë në ngjyra ekstreme dhe modele të çuditshme – Hawaiian Airlines.
  15. Nuk duhet të lidhni trikon rreth belit tuaj –JetBlue.
  16. Make up-i duhet të rifreskohet sipas nevojës, por asnjëherë për të tërhequr vëmendjen e klientit – American Airlines.
  17. Stilet e ndryshme të mjekrës dhe flokëve sipas trendeve të fundit nuk janë të lejuara për meshkujt -United Airlines.
  18. Meshkujt nuk duhet të kenë vathë dhe pearcing gjatë ushtrimit të detyrës – Allegiant Air.
  19. Thonjtë duhet të jenë të rregullt në gjatësi dhe formë – United Airlines.
  20. Stjuardesët meshkuj nuk duhet të përdorin make up – United Airlines.

 

Komento