Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni çfarë mund të mësoni vetëm nga një e qeshur

Shikoni çfarë mund të mësoni vetëm nga një e qeshur
April 29
11:47 2016

Keni menduar ndonjëherë nëse miqtë tuaj janë miq të vërtetë? Ky studim i ri ju tregon se si të merrni përgjigjen e duhur.

Studiues nga Universiteti i Kalifornisë u kërkuan rreth 1.000 personave nga vende të ndryshme të botës të dëgjonin një regjistrim 1 sekondësh të një grupi njerëzish teksa qeshnin.

Në përfundim u arrit se, edhe pse regjistrimi ishte shumë i shkurtër, të gjithë pjesëmarrësit në studim ishin të aftë të dallonin se cilët ishin miq dhe cilët nuk ishin.

“Qeshja, përveçse mund të jetë e nevojshme në një bashkëbisedim mes personave, mund të jetë një sinjal shumë i mirë për personat e jashtëm, të cilëve u jep një informacion të vlefshëm”, – ka thënë psikologu dhe bashkautori i studimit, Greg Bryant.

Pra, buzëqeshja juaj është treguesi më i mirë nëse jeni miq apo thjesht të njohur, pasi e qeshura me një mik është shumë, shumë, shumë më ndryshe nga e qeshura me një person më të largët.

Etiketimet
Shperndaje